Një histori e rrallë e dashurisë vjen nga futbollisti shqiptar i Feronikelit, Përparim Islami. Ky i fundit e ka “shfrytëzuar” klubin dhe për të gjetur dashurinë e jetës, që në fakt është skenari i një filmi, që mund të kishte edhe pak natyrë komedie.
Në një rrëfim për gazeta “Sheshi”, ka treguar udhëtimin kur do të ndesheshin kundër The Neë Saints për turin e parë të Ligës së Kampionëve.
Atje futbollisti në fjalë sheh një vajzë që e ka tërhequr në pamjen e parë, por që nuk kishte guxim për t’i folur. Këtu i vjen në ndihmë futbollisti tjetër, Kastriot Rexha, që falë “Ludo King”, e ka ndihmuar shokun e tij për të njohur më mirë gruan e jetës.
“Ishim duke udhëtuar drejt Uellsit me skuadrën e Feronikelit, pasi që kishim ndeshje kualifikuese me TNS në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.
Destinacioni ynë i parë ishte airoporti i Frankfurtit dhe gjatë nisjes e pashë një vajzë e cila më pëlqeu në dukje të parë, por nuk kisha guxim ti flisja. Fati deshti që ulëset e karrigeve t’i kishim afër, por kurrë të merrja guximin t’i flisja. I tregova shokut tim të ekipit Kastriot Rexha për situatën dhe ai më tha që të ja lërë atij në dorë gjithë situatën.
Kastrioti ndërhyu duke thënë që unë do të luaj me Përparimin një lojë “Ludo King” dhe fituesi i saj do të luajë me këtë vajzën. Ajo vetëm buqëshi dhe pranoi. Meqë ishte puna ashtu, unë e fitova lojën dhe më pas filluam kontaktet dhe prezantimt.
Frika filloi që të më largohej ngadalë dhe shkëmbyem edhe numrat tanë dhe më pas filluam të bisedonim dhe ta njihnim njëri tjetrin edhe më mire. Kemi njoftuar familjarët tanë prej kohësh dhe ata ishin dakort për lidhjen tonë. Unë jam shumë i lumtur që kam gjetur një vajzë të tillë dhe jam i kënaqur me përcaktimin tim”, tha Islami.