Arjola 25 vjeçare është një vajzë e fortë, e cila ia ka dalë që të mbijetojë edhe pas tre operacioneve të vështira në mëlçi. Pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive, sot Arjola është shëndoshë e mirë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pasur një falenderim për punën e ekipit të mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka.

“Pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive mes momenteve shumë delikate dhe shpresës për mbijetesë, 25 vjeçarja nga Tirana ja ka dalë për mrekulli të shpëtojë, pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi. Punë e shkëlqyer e ekipit të mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka. Shërim të shpejtë Arjola”, shkruan Manastirliu.