Të shumta dhe të dhimbshme janë postimet në Facebook të miqve dhe të afërmëve të çiftit shqiptar Lindita dhe Veton Musai, të cilët u që lluan më 31 dhjetor, pasi babai i Linditës, 55-vjeçari Osman Shaptafaj i mori jetën vajzës dhe dhëndrit.

Një prej postimeve rrëq ethëse është ai i Fatima Musait, e cila në një shkrim shoqëruar me disa foto të vik timave thotë se ka humbur vëllanë e saj të vogël dhe nuk po gjen forcë si ta përballojë këtë ngjarje tra gjike.

“Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë? E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””.

Autori është akoma në gjendje krit ike në spital me pla gë ar me pasi që lloi veten pas kr imit. Policia vendase ka nisur hetimet dhe paraprakisht dyshohet se babai i vajzës kishte gri ndje të hershme me të bijën dhe ajo kishte dashur të ndërtonte jetën e saj të qetë pasi u largua nga familja e prindërve.