Aktori i njohur i serialit amerikan “Horror Story”, Harry Hains ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, pas luf tës me sëmundjen mendore dhe varësinë nga dro ga. Nëna e aktorit, Jane Badler, konfirmoi lajmin në Instagram, duke thënë se djali i saj ndërroi jetë më 7 janar.
“Ai ishte 27 vjeç dhe e kishte botën në këmbët e tij, por për fat të keq ai luf toi me sëmundjen mendore dhe varësinë nga dr oga. Do të më marrë malli për Harry-n çdo ditë të jetës sime”, shkroi ajo duke publikuar dhe disa foto të tij.
Aktorja Badler, 66 vjeç, nuk zbuloi një shkak vd ekjeje.
Hains lindi në Melbourne, Australi, por përfundoi në SHBA, ku ndoqi modelimin dhe aktrimin. Përpos “American Horror Story: Hotel”, ai u shfaq në seri të tilla si OA dhe The Deleted. Ai ishte gjithashtu një muzikant dhe interpretonte me emrin ANTIBOY.