Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj vlerësoi sot procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialistë të bashkisë Kuçovë, Sybi Shehu.

“Sapo përmbyllëm procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste të bashkisë Kuçovë. Faleminderit të gjithë anëtarëve tanë të Asamblesë së zgjeruar për pjesëmarrjen, vlerësimin dhe seriozitetin e zhvillimit të procesit”, – tha Felaj.

Ajo i uroi suksese kryetarit të rizgjedhur, Sybi Shehu dhe kandidatit tjetër Fatmir Doksani, për frymën e bashkëpunimit në Asamble.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë, dhe më e madhja nga këto është Partia Socialiste. Suksese dhe të gjithë socialistëve kudo që janë”, – tha ajo.