Transferimi i Zlatan Ibrahimovic ka prishur skemat e Milanit dhe detyron trajnerin Pioli të ndryshojë gjithçka në asetin taktik. Kështu, jo vetëm Paqueta e gjen veten në stol, por sidomos Suso dhe Piatek. Ibrahimovic ka zgjedhur Leaon përkrah tij, teksa Suso menjëherë ka kërkuar takim me drejtuesit kuqezi: rinovimi ende ka mbetur pezull, por tani flitet për një shitje të menjëhershme që në merkaton dimërore. Nëse do të kryhej, atëherë Milani do të merrte Politanon, duke pasur paratë e spanjollit në dispozicion.

Suso shpesh ka irrituar tifozerinë e Milanit me gjestet e tij të përsëritura dhe lojën e kufizuar. Merr krahun dhe qendërzohet duke e kthyer me këmbën tjetër, duke vonuar aksionin dhe shpesh duke kufizuar lojën në të djathtë.