Inter mendon për të tashmën dhe të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar gazeta italiane “Corriere dello Sport” që zbulon se zikaltërit janë pranë nënshkrimit me një talent shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Zyrihut, Andi Hoti.
16-vjeçari është me origjinë nga Kosova dhe me kombësi zviceriane, teksa i skadon kontrata me Zyrih në qershorin e këtij viti. Mbrojtësi i qendrës ka bërë 13 paraqitje me U-18 e Zyrih, duke shënuar edhe 3 herë. Hoti do të bëhej kështu futbollisti i dytë shqiptar që firmos me Interin, pasi më parë e bëri sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj.