Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo përmes Report Tv u bën apel qytetarëve se ato banesa që kanë dëmtime të rënda, varet, pranë nuk i dihet. Ato që kanë krisje të vogla suvaje, nuk kanë gjë dhe njerëzit nuk kanë pse rrinë jashtë, por të futen brenda.
Të kthehen cfarë do të bëjnë në rrugë në makina, 4.9 nuk është tërmet që shkakton dëme te godinat që janë në rregull, ka thënë mbrëmë Bozo. Unë kam parë shumë banesa, por ato që kanë dëme në strukturë atje nuk duhet rrezikuar, ato që janë nxjerrë të pabanueshme nuk duhet të futen brenda. Por të tjerët që kanë thjeshtë çarje suvaje nuk kanë pse rrinë jashtë. Ky është një fenomen që nuk mbyllet as sot dhe as nesër, pasi ka çlirim energjie që mund të vijojë me vite. Nga tërmeti i 26 nëntorit, që ishte i cekët është normale që vijon dhe ç’fryn në rajonin tonë.
Paslëkundje do të ketë, se jemi në një zonë që lëkundemi, por si kjo që ishte sonte në darkë nuk rrezikon objektet që janë në rregull. Ndërsa ato që janë të dëmtuara struktura mund të shemben edhe pa tërmet. Ata që nuk kanë probleme të futen dhe të flenë rehat se nesër do të shkojnë në punë prapë. Të bëni gjumin e ëmbël dhe të shikoni ëndrra të bukura, ata që janë shqetësuar të konsumojnë ndonjë ëmbëlsirë” tha ajo.