Pas dëmtimeve të godinës nga tërmeti, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, po vijon punën në mjedise të reja, në ndërtesën me tek ish-fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë njoftoi të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor (blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj) ofrohen në vendndodhjen e re.

Ndërsa konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, tatimpaguesit do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.