Menduat se përfundoi situata me reshje në vend? Beni durim, e merrni masat duke mbajtur cadrat me vete. Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton sot se duke nisur nga dita e neserme reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Nderkohe qe në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët, ne alpe nuk do te mungoje bora.

Parashikimi nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak. Menduat se përfundoi situata me reshje në vend? Dita e mërkurë parashikohet sërish me vranësira deri të dendura. Në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët.