Një hile në Instagram ju lejon të shihni se sa njerëz i ruajtën fotot tuaja. Thjesht kaloni në profilin tuaj të biznesit në Instagram, vetëm disa klikime larg.

* Profili juaj -> Tre linja në këndin e sipërm të djathtë -> Cilësimet

* Llogari -> Kaloni në llogarinë profesionale -> Biznes

Ndiqni deri në fund të konfigurimit, nëse dëshironi të vendosni informacionin tuaj të kontaktit dhe kjo është e tëra. Thjesht shkruaj një adresë kontakti (për shembull, një e-mail).Pasi të keni zgjedhur këtë lloj profili, është shumë e lehtë të shihni numrin e njerëzve që i ruajtën fotot tuaja.Shkoni te fotografia që dëshironi të kontrolloni dhe zgjidhni “Shikoni pamjet”. Këtu do të shihni sa herë është ruajtur fotografia juaj. Fatkeqësisht, nuk mund ta shihni saktësisht kush e ka ruajtur atë.Nëse nuk ju pëlqen kjo, gjithmonë mund të ktheheni në të njëjtën mënyrë si keni ardhur, shkruan ‘Mirror’.Thjesht zgjidhni “Llogari personale” nga “Llogaria” dhe profili juaj do t’ju kthehet sikur asgjë nuk kishte ndryshuar./tch