Goli i shënuar ndaj Interit mund të quhet si një lloj hakmarrje e Radja Nainggolan ndaj ish-skuadrës së tij dhe trajnerit Conte, i cili sapo erdhi në Milano “e flaku” 31 vjeçarin nga ekipi.

Mesfushori shënoi ditën e sotme golin e barazimit për Cagliarin dhe pas sfidës foli për “DAZN”, ku dhe një herë theksoi respektin që ka për tifozët e Interit. “Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe e kemi merituar këtë barazim.Goli? Ndjej shumë respekt për tifozët e Interit dhe për ish-shokët e mi, por nga një anë jam i lumtur pasi atje jam trajtuar si një lodër”