Drejtuesit e Juventusit planifikojnë të ofrojnë një kontratë të re për sulmuesin Cristiano Ronaldo sipas të cilës ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2023.
Kjo do të thotë që Ronaldo do të qëndronte te Juventus derisa të bëhej 38-vjeç.
‘Corriere della Sport’ raporton se Ronaldo është shumë i interesuar për të çuar më tej bashkëpunimin e tij dhe beson se ai ka shumë më tepër për të ofruar në botën e futbollit.
Fituesi i pesëfishtë i çmimit Topi i Artë besohet të ketë diskutuar këtë me agjentin e tij, Georges Mendes, gjatë ndarjes së çmimeve në Dubai.
Për këtë u informua edhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, dhe ai është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë të re tre-vjeçare me mundësinë e zgjatjes së një viti tjetër.
Besohet se vlera e kontratës mund të jetë 35 milionë euro në sezon.
Kontrata gjithashtu pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventus ka një pasqyrë më të qartë të situatës së luftës së trofeve.