Gigio Donnarumma është i lidhur me Milan-in deri më 30 qershor të 2021-shit. Akoma edhe tetëmbëdhjetë muaj, shumë pak për klubin kuqezi që të ndihet qetë.
Drejtuesit e klubit milanez e kanë diskutuar më parë çështjen e rinovimit me Raiola-n, por menaxheri i portierit ka marrë kohë deri tani, i vetëdijshëm për faktin se për klientin e tij interesohen shumë klube europiane.

Mbi të gjithë është Juventus, që është gati të hidhet në sulm për yllin e kuqezinjve verën e ardhshme me një propozim shumë tundues (Gigio fiton 6 milionë euro në vit): një kontratë 5-vjeçare prej 9 milionë eurosh në sezon, një shumë që do të rritet me kalimin e kohës.

Plani i Juventus është që t’i hapë rrugë rinimit të ekipit me Donnarumma-n. Një operacion që mund të lehtësohet nga marrëdhënia sh e mirë që ekziston mes klubit bardhezi dhe Mino Raiola-s.

Pas operacionit të vitit të kaluar për De Ligt, Paratici ka vendosur të vihet në lëvizje për portierin milanist, duke hequr dorë nga një klient tjetër i Raiola-s, Paul Pogba, i ci duket se do të përfundojë te Real Madrid.