Nga Mira Kazhani
Në këto raste thuhet që e kanë paguar artikullin dhe para publikut lahesh me një gotë ujë. Po pse në këtë rast nuk e thua dot? Nuk thuhet se nëse ka paguar Edi Rama, atëherë ka paguar edhe Lulzim Basha për publikimin e përgjimeve në Bild, që shërbyen si benzinë për të djegur vendin. Tani Bild publikon fakte kundër Bashës dhe që ndryshe nga përgjimet e nxjerrin edhe shpenzues qindra mijëra eurosh në lobim kundër Shqipërisë. Të marrësh peng të ardhmen e fëmijëve, të studentëve, të shitësit të bukës, të elektriçistit, të rojës, të infermierit, të mësuesit, të zjarrfikësit, të çdo qytetari të këtij vendi që anëtarësimi i jep një jetë më të sigurt, -është kriminale.
Bild mund të shkojë edhe nga fryn era dhe mbetet një gazetë bulevardeske, pavarësisht se kujt i ngroh barkun dhe kujt i bie kurrizit, por fakti që askush nuk e ka kundërshtuar menjëherë dhe po mendohen, në rastin më të keq, është shenjë evidentuese se sa pis janë. Suksese izraelitëve në ditët e vështira që i presin. Nuk është PR, por frymëzimi dhe ndershmëria e një lideri, force, që i bën për vete shqiptarët të cilët nuk janë budallenj, thjesht s’kanë shumë fat. Kushdo që do mbijë nga rrethana të reja, do ta ketë shumë të lehtë të fitojë zemrën e shqiptarëve.
Bild-it i lumtë!