Dhimbja e fytit përveçse e dhimbshme mund të jetë dhe shumë bezdisëse. Është e vështirë të gëlltitesh, nëse kolliteni ndjeni më shumë dhimbje, dhe e vetmja gjë për të cilën mund të mendoni është që ta bëni atë ndjenjën sikur ju ka mbetur diçka në fyt, të largohet.
Disa mënyra se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë: Bëni gargarë me ujë të kripur- Uji i kripur mund të reduktojë enjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë. Pini lëngje të ftohta- Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja, dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, dhe mund të qetësojë inflamacionin që po të shkakton dhimbje.
Pini çajra bimorë- Turmeriku është një erëz që duhet ta shtoni në dietën tuaj. Ka veti inflamatore dhe nëse shtoni pak në çajin tuaj, mund të qetësojë dhimbjen e fytit. Mund të provoni dhe çajëra të tjerë bimorë, pasi shumë prej tyre kanë një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin që të luftojë infeksionin. Hani mjaltë- Mjalti ka veti anti – bakteriale dhe nëse nëse e mbani pak në fyt redukton irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është.
Ndërroni furçën e dhëmbëve- Besojeni ose jo, furça e dhëmbëve mund të jetë duke përkeqësuar apo dhe shkaktuar dhimbjen e fytit. Ajo mund të mbledhë bakterie, dhe çdo çarje e vogël e mishit të dhëmbëve i lejon ato të futen në sistem. Sapo të filloni të ndiheni keq ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve./shendeti.com