Kur tashmë sytë janë nga Vetëvendosja, e cila pritet të krijojë qeverinë e re, këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla ironizon Albin Kurtin. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Stublla shkruan se kreu i Vetëvendosjes po zvarrit procesin dhe po luan spektakle fëmijënore.
“Ndoshta do të përfundojmë me ndonjë video-mesazh në Facebook rreth ofertës së re për lëshimet e VV-së për Kryekuvendarin, Presidentin, MPB-në dhe MPJ-në. Saga politike e tentim-marrëveshjes po merr përmasa ofenduese e të rrezikshme për vendin Albinit mund t’i mos i ecë ora e Kushtetutës, por duhet t’ia kujtojmë që ora e shtetit ecë me saktësi. Po harron që pakufia kushtetuese me afate deri në marrjen e mandatit, nuk ia legjitimon atij vonesat e qëllimshme. Në fakt, Albini u formësua si figurë politike pikërisht mbi premisën se ‘jo gjithçka që është ligjore është edhe legjitime’, dhe loja e tij me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë i tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë”, ka shkruar ajo.