Shpesh herë na ka ndodhur të jemi pjesë e debateve të ndryshme të cilat na ka vënë përballë njerëzve të cilët na e kanë bërë të pamundur që t’i bindim. Pavarësisht argumenteve të ndryshme që u kemi paraqitur kokëfortësia e tyre është kthyer e në bezdisje, por ky tipar personaliteti vjen falë universit, kështu që mos i vini faj. Është e shkruar në yje. Njihuni më poshtë se cilat janë shenjat më kokëforta të horoskopit.

Demi, ata që kanë lindur nën këtë shenjë janë shumë kokëfortë dhe kurrë nuk pranojnë se janë gabim. Natyra e demit është që të ketë sa më shumë njohuri të jetë e mundur dhe do të lëshojë dijen e tij për botën duke supozuar se askush nuk di më shumë. Nëse inteligjenca është çelësi i tyre i suksesit, arroganca dhe sjellja e pahijshme i dallon demat nga shenjat e tjera të horoskopit.

Luani, luani përfaqëson dritën e zodiakut. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë shumë të aftë në biznes dhe afërsia e tyre do t’ju japë shumë mësime jete dhe profesionale. Mendja e luanit e di se në fund të fundit, secili do të braktisë veten për idetë e tij. Ata janë shumë të durueshëm, por edhe shumë të sigurt. Për dallim nga demi, personaliteti i luanit është shumë elegant. Nëse angazhoheni në bisedë me luanin, përgatituni të keni një debat, jo një bisedë miqësore.