Ne puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, Klea Huta si gjithnjë dukej yll, por prisni pak, po ky barku pak më i rrumbullakosur?
E vutë re dhe ju?
Kjo na bëri të dyshojmë për një shtatzëni të moderatores.
Gjatë emisionit, kamera fokusoi disa herë barkun e Kleas…
Për më tepër, vëmendjen na e tërhoqi komenti i instruktorit të saj të palestrës në foton e fundit në Instagram, i cili i shkruante:
“Gëzuar zemër! Ky vit do jetë krejt ndryshe”, koment të cilit Klea i ishte përgjigjur:
“Meziii presss”, të shoqëruar me tre zemra, duke lënë të kuptohet se diçka e veçantë po vjen.
Për më tepër, në foton e saj nuk munguan edhe disa komente të tjera ku Kleas i përmendnin shtatzëninë, ashtu si Luana bëri gjatë emisionit.
Kjo e fundit e pyeti dyshen se kur kishte ndërmend të sillte në jetë ‘një talent’, ndërsa Klea pa nga Elgiti i cili dha përgjigjen “Të martohemi njëherë“.
“Janë punët e Zotit o zemër”- shtoi më pas Klea duke qeshur.
Gjithashtu, gjatë lojës me thasë në emision, Kleas i duhej të hidhej, por ajo preferoi të ecte duke bërë kështu me “hile”, mbase për hir të krijesës që po rritet në barkun e saj…
Këto detaje na shtynë të bëjmë kërkimet, pamë komentin, pyetëm vërdallë dhe burimet tona na konfirmuan që është shtatzënë!
Mesa duket, Klea dhe Elgiti janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë, ndërsa po presim me padurim të mësojmë gjininë e foshnjës, e cila siç Klea ka treguar më herët, nëse do të jetë vajzë do të quhet me patjetër Amla.
Ah, edhe një tjetër detaj: Klea kishte veshur një xhaketë me prerje të drejtë, në tentativë për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.
Ky veprim na kujtoi Beyonce-n, e cila me një xhaketë të tillë me xixa maskonte disi rrumbullakësinë.
Çifti ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike ndërsa ne po presim për një konfirmim nga dyshja, të cilëve i mbetet vetëm të na thonë ‘Po’ për lajmin e ëmbël.