Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen ambasadores amerikane Yuri Kim sot paradite në kryeministri. Përmes një postimi në twitter Rama thotë se pas këtij takimi këshilli I ministrave kaloi paketën anti KÇK dhe ligjin për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Rama e quan koinçidencë të bukur.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, u kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.” shkruan Rama