Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur pas vrasjes së gjeneralit të këtyre të fundit. Por tifozë të futbollit nuk kanë ngurruar të përdorin këtë situatë për të ironizuar punën e trajnerit të Barcelonës në këtë sezon.
Në një postim të Donald Trump në lidhje me vrasjen e gjeneralit Iranian, një tifoz ka komentuar:
“Përshëndetje zoti Trump. Ernesto Valverde punon si trajner i Barcelonës është zbuluar si një spiun Iranian. Veproni sipas rregullave dhe shpëtoni planetin. Faleminderit”.
Ky koment ka tërhequr vëmendjen e shumë personave, teksa ka marrë rreth 19 mijë pëlqime. Puna e Valverdes te Barcelona këtë sezon nuk është pritur mirë nga tifozët katalanas, ndërsa barazimi i mbrëmshëm në derbin kundër Espanyol-it i ka shtuar pakënaqësitë ndaj trajnerit të Barcelonës.