Presidentja e Komisionit Europian, Usula Von der Leyen ka folur për Konferencën e Donatorëve e për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor gjithashtu . Von der Leyen ka theksuar se muajt në vijim do të jenë mjaft të rëndësishëm si dhe do të reflektohet për përmirësimin e procesit të zgjerimit.

“Muajt e ardhëm do të jenë të rëndësishëm edhe për Ballkanin perëndimor. Do të kemi besim tek ju. Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm. Do të punojmë për metodologjinë për të vënë përpara procesin e zgjerimit.

Duhet të reflektojmë sesi ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për procesin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, që ato të plotësojnë të gjitha kriteret e dhurua për të arritur këtë. Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve do të jetë më 17 shkurt. Është konferencë pas tërmeti të tmerrshëm që ndodhi në Shqipëri. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë për rindërtim pas pasojave të tërmetit.” ka thënë Presidentja e PE.