Në situata alarmante, të tilla si rasti i koronavirusit është i rëndësishëm edhe dhënia e informacionit. Por sipas mjekut Arjan Harxhi duhen strategji komunikimi. I ftuar në studion e emisonit “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku tha se duhen mënyra të komunikimi për të shmangur panikun.
Arjan Harxhi: Qarkullimi i informacionit ka aspektin e vet si pozitiv edhe negativ. Ka një term që e thotë OBSH që quhet infodemix që do të thotë mbingopje me informacione saqë ti nuk je në gjendje të fokusohesh të gjesh kush është informacioni i saktë dhe kush është zgjidhja.
Duhen strategji komunikimi, është e rëndësishme që në situata të tilla pjesë të atyre që quhen planet e përgatitjes të ketë gazetarë të trajnuar, që të bëjnë atë që quhet komunikimi i riskut. Të dinë si di drejtojnë çështjet, si ti kanalizojnë, që të shmangin panikun. Një skenë që ti sheh në media, një skenë që të gjithë janë me maska edhe në rrugë, që në aspektin shëndetësor, ato janë skenare hollivudian. Ato maska duhen kur ti je në mjedise të vogla.