Pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin kinez (koronavirus), Ministria e Shëndetësisë do të mbledhë për herë të dytë në orën të 09:00 të paradites së sotme, Task-forcën, për të përcaktuar edhe masat shtesë për mbrojtjen nga rreziku i këtij virusi.
Task-forca u mblodh tre ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se Shqipëria është më pak e rrezikuar se vendet e BE, pasi nuk ka linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën, e për pasojë shtetasit kinezë kalojnë disa tranzite në aeroporte të këtyre vendeve deri në mbërritjen në Shqipëri. Ky virus ka shkaktuar deri më tani 213 viktima, ndërsa numërohen mbi 9000 të prekur, kryesisht në provincën e izoluar tashmë, Wuhan ku dhe u shfaq për herë të parë.