Pas aku zave te PD e cila deklaroi sot se ne nje video shfaqej Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizes duke konsumuar lende na rkotike, ka reaguar edhe i aku zuari. Ai shprehet se ky eshte nje tjeter montazh si ai i Babale dhe se ai do e çoje ne Gjykatë.
Reagimi i plotë:
“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kr iminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kri minale, që dikur pla çkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre iu është prerë rruga e gr abitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më sh antazhuar mua!
Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me bu rg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast. Nuk ka shanse që t’ju ecë ky sha ntazh. Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për gr abitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe gr abitësish që sot montojnë video në SHQUP”.