Shqipëria do të punojë pa u lodhur për të promovuar sigurinë dhe të drejtat e mbi 1 miliard qytetarëve të 57 shteteve të OSBE-së. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, ishte sot i pranishëm në Vienë ku Shqipëria mori kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

“Në Vienë me Kryeministrin Edi Rama për të nisur zyrtarisht Kryesinë shqiptare e OSBE-së”, tha Cakaj. “Shqipëria do të punojë pa u lodhur për të promovuar sigurinë dhe të drejtat e mbi 1 miliardë qytetarëve të 57 shteteve të OSBE-së”, u shpreh Cakaj.

Shqipëria mori sot kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. “Të mbajmë dialogun të hapur në një bashkësi shtetesh edhe kur të gjitha shanset janë kundër saj”, deklaroi Rama, para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku paraqiti përparësitë e Shqipërisë në kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë gjatë vitit 2020.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Edi Rama veçoi dialogun mes vendeve si përparësi të kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.