Liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, e cila jeton në Manzë të Durrësit ka reaguar pasi Shqipëria ka dëbuar dy diplomatë nga Irani. Rajavi ka përshëndetur vendimin e marrë nga qeveria në Tiranë. “Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diploamatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luf ën ku ndër terr orizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë”, shkruan ajo në Twitter.
Shqipëria largoi dy ambasadorë iranianë- Shqipëria largon dy përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit. Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme përmes një postimi në facebook nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, lajmëroi Cakaj.