Janë luajtur sot shtatë nga tetë ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë ku padyshim më shumë përshtypje ka bërë përballja e Grupit A mes Besëlidhjes dhe Partizanit që ka përfunduar 3-0 në favor të lezhjanëve. Pritej që kampionët në fuqi të Superligës të ndrronin faqe pas paraqitjeve zhgënjyese në kampionat, por edhe në Kupë janë tur përuar nga ekipi i kategorisë së parë. Të tre golat për Besëlidhjen janë realizuar në pjesën e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit do të jetë thuajse e pamundur për Partizanin.
Sakaq Teuta nuk ka ga buar në transfertë kundër Erzenit, duke fituar 1-3 në ditën e 100-vjetorit. Vllaznia është ndarë në barazim me Flamurtarin, në një ndeshje ku shkodranët e nisën me gol që nga tuneli dhe më pas panë veten t’i përm bysej rezultati. Në fund ishte kapiteni Lika ai që stampoi shifrat. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kastriotit dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 1-3. Vendasit morën të parët avantazhin, ndërsa më pas bardheblutë përmbysën shifrat, duke marrë fitoren e gjashtë radhazi.
Ndërkohë në Grupiun B Kukësit i ka mjaftuar goli i Maliqit për të dalë me fitore nga transferta e Lushnjes, ndërsa Skënderbeu ia ka dalë me shifrat e pastra 0-2 kundër Besës. Takmi tjetër i këtij grupi u mbyll 2-0 në favor të Apolonisë kundër Luftëtarit, ndërsa nesër në orën 14:00 do të luhet sfida tjetër mes Bylisit dhe Laçit.