Në tregun e këmbimit valutor vendas, në ditët e para të vitit të ri 2020, monedha e përbashkët europiane ka ruajtuar pozita të qendrueshme kundrejt lekut ndërsa dollari amerikan dhe paundi britanik kanë forcuar pozitat në këmbim me lekun.

Në tregun e lirë valutor të shtunën euro blihet me 121.4 lekë dhe shitet me 122.2 lekë. Monedha e gjelbër amerikane blihet me 108.7 lekë dhe shitet me 109.7 lekë. Paundi britanik blihet me 141.5 lekë dhe shitet me 142.8 lekë. Ndërsa franga zvicerane blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 112.2 lekë

Krahasuar me një ditë më parë, euro ka qëndruar në nivel të njëjtë vlere, ndërsa valutat e tjera kanë shënuar rritje të lehtë.