Kuvendi i Shqipërisë ka çelur punimet për vitin 2020. Në këtë seancë pritet që të flitet për një sërë çështjesh të nxehta, që do të dominojnë skenën politikë të vendit. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se objektivi kryesor i Kuvendit për këtë vit është hapja e negociatave.
“Objektivi ynë kryesor për vitin 2020 do të jetë celja e negociatave, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Do të rrisim partneritetin me shoqërinë civile. Duam të sjellim sjellje elektorale dinjitoze dhe perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtëxsisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste, por në zhvillim të vendit dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarët. Do të miratojmë ligje të reja, për të harmonizuar legjislacionin për problemet natyrore sipas kodeve europiane. Legjislacioni do të parashikojë ligje më të ashpra për ndërtimet. Do të kemi miratim të ligjeve më të mira sipas parlamentit gjerman e atij zviceran”, tha Ruçi.
Gramoz Ruçi theksoi se reforma zgjedhore do të bëhet realitet brenda datës 15 mars 2020. “Sic jeni në dijeni, se të gjithë faktorët politikë, që reforma të bëhet gati brenda 15 mars 2020 dhe më pas të vazhdojë rrugën në Kuvend. Platforma online në faqen e Kuvendit ndikon drejtpërdrejtë mbi ekzekutivin shqiptar”, u shpreh Ruçi.