Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mirëpritur sot vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për sa i përket ligjit për mediet audiovizive, i cili u shty në pritje të opinionit të Komisionit Venecias.
Soreca tha sot se “mirëpresim vendimin e mazhorancës për të shtyrë votën për ligjin për mediat audiovizive. Ne presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”. Kuvendi vendosi sot shtyrjen e votimit deri në marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias me 21-22 mars në lidhje me ligjin për mediat adiovizive.