Koalicioni ushtarak i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqet nga Iraku. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters”, e cila njofton se koalicioni ia ka komunikuar vendimin ushtrisë irakene.

Sipas Reuters, tërheqja po bëhet për të respektuar sovranitetin e Irakut.

Parlamenti i Irakut votoi pak ditë më parë pro kërkesës për të larguar trupat amerikane nga vendi pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani. Por pavarësisht vendimit të Parlamentit, presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Irakun me sanksioneve të ashpra, nëse dëbohen ushtarët amerikanë.

“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Do të largohemi vetëm nëse na i kthejnë mbrapsht ato para”, u tha ai

Me kërkesë të Qeverisë së Irakut, trupat amerikane u vendosën në rajon në qershor të 2014-ës për të luftuar Shtetin Islamik. 3.5 miliardë dollarë ka kushtuar mbështetje për koalicionin që luftoi ISIS-in.