Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklarua se Kuvendi do të rrëzojë presidentin Ilir Meta për paketën anti-shpifje, ndërsa e quajti vendimin e tij për ta kthyer mbrapsht një urdhër të kryedemokratit Lulzim Basha. Lidhur me tryezën e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore, Balla tha se e vetmja tryezë ku diskutohet kjo reformë është komisioni i ngritur nga Kuvendi për hartimin e saj. Balla bëri thirrje të gjithë anëtarëve të këtij komisioni që të përshpejtojnë punën pasi sipas kodit zgjedhor, ajo duhet të jetë gati një vit para zgjedhjeve.

“Presidenti Ilir Meta pas urdhrit të Lulzim Bashës ktheu mbrapsjht përmes një dekreti dy ligjet komponentë të betejës së parë me shpifjen. Legjislacioni shqiptar duhet përmirësuar në luftën kundër shpifjes. Shqipëria ka nderin të drejtojë OSBE, kështu që sipas procedurës parlamentare ditën e hënë ardhja e dekreteve i njoftohet parlamentit, shqyrtohen në komision dhe Meta rrëzohet në seancën e ardhshme. Vendi ku diskutohet reforma zgjedhore është parlamenti dhe komisioni për këtë reformë. Përftoj nga rasti që të nxis të gjithë anëtarët e këtij komisioni që të ecim sa më shpejt, se parimet e zgjedhjeve na kërkojnë që një vit para zgjedhjeve te kemi gati kuadrin ligjor. Hapi më i rëndësishëm është zbatimi rekomandimeve të OSBE. Çështja e sistemi zgjedhor nuk lidhet me kodin por me kushtetutën dhe i takon një momenti të dytë. Pesë emra kanë ardhur në Kuvend dhe sapo Kuvendi të fillojë punë do votohet për kreun e ILD dhe ai që do marrë 84 vota do caktohet në krye të tij. Draftimi i Reformës në Drejtësi solli çelësin zhbllokues kur Kuvendi nuk arrin të mbledhë 84 vota, pra caktohet automatiksisht i pari në listë”, deklaroi Balla.

Numri dy i PS foli edhe për rastet e kryebashkiakëve të denoncuar nga Partia Demokratike se kanë fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit. Ai tha se prokuoria duhet të çojë deri në fund verifikimin e tyrem në mënyrë që opinioni publik të informohet për të shkuarën e çdo zyrtari. “PS ka një vendim politik që prej ditës kur ka mbështetur ligjin për dekriminalizimin, dhe tashmë kjo është një përgjegjësi panel. I bëj thirrje prokurorisë të mos humbë kohë për verifikimin që opinioni publik të informohet për të shkuarën e çdo zyrtari. Por e theksoj kjo është detyra e prokurorisë dhe jo e partive politike”, tha Balla.