Vendosja e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë ishte në qendër të takimit që Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda zhvilloi me me Presidentin e Croatian Airlines, Jasmin Bajic dhe drejtorin e Departamentit Komercial, Slaven Zabo. Ambasada e Shqipërisë në Kroaci bën të ditur se në vijim të punës për zbatimin e diplomacisë ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, ambasadori Poda zhvilloi një takim me Presidentin e Croatian Airlines, Jasmin Bajic dhe drejtorin e Departamentit Komercial, Slaven Zabo.

Qëllimi i takimit ishte vendosja e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë, shton ambasada shqiptare në Kroaci. “Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për të filluar menjëherë negociatat, mes Croatian Airlines dhe institucioneve përgjegjëse në Shqipëri, për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm”, thekson më tej ambasada.