I ftuar në studion e emisionit “Java në RTSH” kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së moderatorëve Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj se si ka qenë për kryeministrin viti që sapo lamë pas.

“Në kujtesën time si kryeministër ka qenë viti më i vështirë.

Në fillim u vumë të gjithë në pozitë të vështirë si vend (i referohet djegies së mandateve nga opozita), më pas nga bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës, pastaj refuzimi i vendimit për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, dhe në fund tërmeti që na dha një goditje të gjithëve.

Tërmeti nga ana tjetër na ka krijuar mundësinë e një fillimi të ri. Ky vit që sapo ka filluar do jetë vit i një fillimi të ri edhe falë energjisë së krijuar”, tha Rama. (Lexo.al)