Pas kryepokurorit Olsian Çela, ambasadorja e SHBA në vendin tonë ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Lleshaj ka zbardhur detaje nga takimi teksa thotë se kanë diskutuar në lidhjen me nevojën e një faze të re në luf tën kundër kr imit të organizuar dhe tra fiqeve për rolin e Policisë së Shtetit në Reformën në Drejtësi.
“Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luf tën kundër kri mit të organizuar dhe traf qeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi. SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë”, shkruan Lleshaj.