Yugo Nagatomo mund të kthehet në Serie A, pas aventurës dikur me Cesena dhe më pas me Inter! Eshtë Bologna skuadra e interesuar për mbrojtësin e krahut, që luan te Galatasaray në Turqi dhe i cili ka mall për Italinë. Sipas “Corriere della Sera” futbollisti japonez është në kontakte me drejtuesit e Bolognas. Nagatomo ka luajtur 7 vite me Interin në Serie A!