Lulzim Basha dështuar me sukses të plotë, duke pranuar të ulet me tryezë me dy nga njerëzit që kishte kërkuar me insistim t’i përjashtonte nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, deri duke bojkotuar dhe OSBE-në.

Menjëherë pas takimit me partitë aleate për ndryshimet në ligjin e ri zgjedhor dhe mandatimit për diskutime të nënkryetarit të LSI Petrit Vasili dhe ish deputetit të PD Oerd Bylykbashi, të deleguarit e tij kanë zhvilluar një takim me bashkryetarët e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri të PS dhe Rudina Hajdari të opozitës së re parlamentare.

Gjithë beteja opozitare për dejegien e mandateve të deputetit dhe bojkotin e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 30 qershorit kanë shkuar dëm, duke u kthyer në pikën e nisjes.

Fotoja e përbashkët “familjare” flet më shumë se gjithçka për këtë betejë të humbur në të gjitha planet nga ana e opozitës së bashkuar.