Trajneri i Besës, Gugash Magani, i ftuar në emisionin “Pressing”, foli për ndeshjen e solidaritetit fillimisht, për t’u ndaluar më pas edhe në disa tema tjera.
“Dy skuadra në fund fare (Flamurtari – Luftëtari). Para disa vitesh, unë kam marrë Tiranën në këtë situatë. Kastrioti kishte 17 pikë, ne kishim 10 pikë.
Duhet që gjatë dy fazave të tjera, të rikuperonim pikë. Matematika e mban ende në lojë Flamurtarin, por besoj se është jashtëzakonisht e vështirë. Idrizi nuk dua ta gjykoj, kam respekt për të.
Por unë mendoj se është diçka shumë e rëndësishme që futbolli në Shqipëri, përveç tre katër ekipeve, pjesa tjetër janë në skamje.
Asnjë nuk merr përsipër të flasë, sepse do prishin gojën. Përveç katër-pesë ekipeve në krye, kanë probleme të gjitha. Ne kemi problem pjesën e financimit, nuk e bën Federata atë punë. E bën Bashkia, shoqëritë aksionere. Qeveria shqiptare duhet të bëjë ligjin e sportit.Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr i pafund. Si mund të dalim nga kjo situatë? Ma thoni pak! Ligji për Sportin, kjo është. Nëse Ligji i Sportit nuk bëhet, ta harroni se do të bëhet futboll ndonjëherë këtu. 70% e ekipeve shqiptare, s’të japin rrogat, bëjmë muhabet kot. Kategoria e Parë dhe Kategoria Superiore nuk japin lekë.