Lavë e kuqe e nxehtë ka dalë nga një vullkan në Filipine pas një shpërthimi të papritur të hirit dhe avullit që detyroi mijëra banorë të ikin nga shtëpitë e tyre.

Lava nga vullkani Taal ka nisur të dalë në orët e para të së hënës.

Ai ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit Manila. Paraprakisht, një re e madhe e hirit ka shkaktuar evakuimin e rreth 8000 personave nga zona.

“Vullkani ka hyrë në një periudhë të jostabilitetit intensiv”, tha Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji.
Nuk kishte raportime të hershme për viktima por autoritetet sot po përpiqeshin të evakuonin më shumë se 6,000 fshatarë nga ishulli vullkanik në mes të një liqeni që është zakonisht një vend i njohur turistik.

Gjatë momentit të shpërthimit zona u godit edhe nga rrufeja duke ofrusr pamje spektakolare ndërsa një seri tërmetesh tronditën zonën dhe autoritetet kanë paralajmëruar për një ‘shpërthim në të madh’ të mëtejshëm i cili madje mund të shkaktojë një cunami që po kapërcehet në liqen.

Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve. Ai gjendet në një ishull në mes të një liqeni dhe është një nga vullkanet më të vogla në botë. Taal ka pasur së paku 34 shpërthime në 450 vitet e shkuara.

Herën e fundit ka shpërthyer më 1977, ndërsa shpërthimi i tij në vitin 1911 ka lënë të vdekur rreth 1,500 njerëz.