Këngëtarja Mariza Ikonomi, është një prej më të dashurave për publikun, pasi ka dalë në skenë në moshë fare të vogël. E ftuar në ‘E diell’, gjatë emisionit, Mariza është pyetur për sherrin që ka bërë me prindërit pasi fitoi çmimin e publikut në “Festivalin e Këngës”, me këngën “Telefonatë zemrash”.

“Kur mora çmimin e publikut, ishte rroga ime e parë, për atë kohë mora goxha lekë dhe në familjen time si në çdo familje shqiptare, kemi pasur një lavatriçe të lodhur. Prindërit donin një lavatriçe të famshme Kandi ndërsa unë një piano. Si përfundim u ble lavatriçja Kandi”, tregoi Mariza.