Të enjten pasdite pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik. Ai u krijua të martën nga tryeza e PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore. Këshilli politik do të mblidhet në orën 17.00 të së enjtes dhe do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

PD ka mbledhur aleatët për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill. Nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik do të jenë: 1- Oerd Bylykbashi; 2- Petrit Vasili; 3- Mesila Doda; 4- Fatmir Mediu; 5- Vangjel Dule.