Tani është koha që t’i dedikojmë pak kohë fytyrës. Pas një jave të ngarkuar që kaluam, është momenti i duhur për të bërë një maskë për fytyrën, për një lëkurë të butë, të freskët dhe më me shkëlqim. Kështu, edhe java e punës do të nisë më mbarë. Nuk është e nevojshme për të shkuar në qendra estetike dhe për të shpenzuar para, por mjaftojnë dy përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi: mjaltë dhe kos.
Përdorimi: Në një tas hidhni 2 lugë kos dhe një lugë mjaltë, përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë për 15-20 minuta (lëkura duhet të jetë e pastër dhe e thatë). Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Maskën aplikojeni një herë në javë.