Emiliano Muharremi është rikonfirmuar në krye të PS-së për Bashkinë e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se mes kandidatëve, Emiljano Muharremi dhe Petrika Tollkuci ka pasur një garë të ngushtë, me një diferencë prej 3 votash. Në përfundim të votimit socialistët kanë votëbesuar për një mandat tjetër kreun aktual të PS Emiljano Muharremi.

Emiliano Muharremi (2)
Nga 238 anëtarë në listë, vetëm 227 prej tyre votuan duke rikonfirmuar me 98 vota Emiliano Muharremin, i cili siguroi mandatin e dytë në Bashkinë e Korçës. Ndërkohë, kandidati Petrika Tollkuci ka marrë 95, ndërsa Nada Bandilli 31.