Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë në News24, foli në lidhje me panikun që është përhapur te qytetarët në lidhje me sëmundjen e meningjitit. Ajo u shpreh se nuk mund të flasim për epidemi, madje sipas zv.ministres këtë vit ka pasur shumë pak raste.
“Në lidhje me panikun e meningjitit, është vërtet një sëmundje e rëndë, por është e zakonshme, që haset nëpër spitale, sidomos në këtë periudhë. Absolutisht fare që nuk mund të flasim për epidemi, madje këtë vit ka pasur më pak raste. Nuk ka fare vend për panik, është një situatë e zakonshme, që ndodh të paktën në 20 vite që e ndjekim ne. S’ka vend për panik dhe epidemi, e them këtë me shumë përgjegjësi”, tha zv.ministrja Rakacolli.