Sot është dita e fundit e merkatos në shumë prej kampionateve më në zë në Europë dhe jo vetëm. Klubet po tentojnë që të bëjnë goditjet e fundit, kjo lëvizjet big thuajse kanë përfunduar por, nuk përjashtohet ndonjë surprizë në orët e fundit.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka komentuar zërat e mediave angleze ku dërgojnë Gareth Bale tek Tottenham. Numri një i “Los Blancos” i ka quajtur të pa vërteta raportet e mediave, ku është shprehur se Reali nuk ka në plan që ta lërë uellsianin të largohet.