Që prej javësh Meghan Markle ka qenë një ndër emrat më të komentuar në media. Kjo sepse ajo dhe Harry hoqën dorë nga roli mbretëror dhe u shpërngulën në Kanada, ku po jetojnë si të pavarur financiarisht, bashkë me të voglin e tyre Archie. Së fundmi Meghan është bërë sërish qendra e vëmendjes, por për një arsye tjetër.

Në rrjet po qarkullojnë foto të një gruaje e cila ka një sozi të pabesueshme me të. Ajo quhet Akeisha Land dhe është 39 vjeç. Akeisha është nënë e dy fëmijëve dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 39 vjeçarja ka treguar për “E!News” se njerëzit e kanë ngatërruar shpesh herë në rrugë me Meghanin dhe ajo e merr për kompliment pasi siç shprehet ajo: “Dukesha është e mrekullueshme!”