Kryeministri italian Guiseppe Conte bisedoi nëpërmjet telefonit me kancelaren gjermane Angela Merkel ditën e sotme ku diskutuan çështjet “e nxehta” të Libisë dhe Iranit. Sipas asaj që publikoi qeveria italiane, të dy liderët kanë rënë dakord për një bashkëpunim mes vendeve të Bashkimit Evropian për rikthimin e qetësisë në vendet në fjalë.
Ka patur një përplasje mendimesh mes Contes dhe Merkelit për të rritur presionin diplomatik nda Libisë për të zgjidhur krizën. Këto mendime do të shtrohen gjatë konferencës së Berlinit. Gjithashtu shtetet evropiane kanë shprehur një gatishmëri për të rivendosur stabilitetin në rajon dhe për të luftuar terrorizmin.
Në fund të bisdës mes dy liderëve ato deklaruan se do të qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin në ditët në vazhdim.