Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot se do “t’i jepte një mësim të mirë” burrit të hekurt, libiano-lindorit, Khalifa Haftar nëse ndërmerr sulme kundër qeverisë së Tripolit, pasi u largua nga Moska pa nënshkruar një marrëveshje armëpushimi që ishte negociuar.

“Ne nuk do të hezitojmë kurrë t’i japim puçistit, Haftar një mësim të mirë nëse vazhdon sulmet kundër administratës legjitime dhe kundër vëllezërve tanë në Libi”, deklaroi Erdogan në një fjalim para deputetëve të partisë së tij.

“Burri i hekurt, libiano-lindori, Khalifa Haftar, i cili lufton qeverinë libiane të pranuar nga OKB (GNA), është larguar nga Moska pa nënshkruar armëpushimin e nënshkruar nga rivali i tij”, theksoi sot diplomacia ruse.

Rusia do të vazhdojë përpjekjet në kuadër të një marrëveshjeje armëpushimi në Libi, njoftoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov.