Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare është mjaft e përfolur në media edhe për jetën e saj private.

23-vjeçarja është në lidhje me modelin, Anwar Hadid me të cilin shpesh herë ndan momente romantike në rrjetet sociale.Por, këtë herë ishte modeli 20-vjeçar, që ka bërë një dedikimi romantik për yllin kosovar të muzikës.

Anwari ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet përkrah Duas sipër të cilës ka shkruar “Ti je e gjithë drita ime!”.Nuk ka munguar as reagimi i Duas, e cila ka komentuar “Drita e botës time, të dua”.Kujtojmë se Dua filloi lidhjen me modelin pas ndarjes nga Isaac Carew.